Champions League, Admir Mehmeti
eliminon Lacion dhe Etrit Berishën

Champions League, Admir Mehmeti<br />eliminon Lacion dhe Etrit Berishën
Manchester United, Bayern Leverkusen, Astana, CSKA e Moskës dhe Bate Borisov janë 5 ekipet e fundit që kalojnë në fazën e grupeve të Champions League.

Manchester United zhvilloi një super ndeshje përballë Club Brugge duke e shpartalluar me rezultatin e thellë 0-4.

Sulmuesi anglez Runi ka reaguar duke iu kundërpërgjigjur kritikave më mënyrën më të mirë duke shënuar 3 gola, ndërsa njërin e shënoi Herrera duke plotësuar pokerin e ndeshjes. Kështu United kalon në fazën e grupeve të Champions League.

Eliminohet Lacio dhe Etrit Berisha. Italianët humbën ndeshjen e kthimit në Gjermani përballë Leverkusen 3-0, teksa nuk u mjaftoi fitorja 1-0 ndeshjen e parë në shtëpi duke i dhënë lamtumirën Champions League.

Berisha pëson 3 gola,teksa të dytin për ironi të fatit ia shënoi një shqiptar, Admir Mehmedi duke e nxjerrë jashtë.

Tashmë e ardhmja e shqiptarit te Lacio është në dyshim, pasi në kampionat duket se do ta ketë vendin e sigurt Marketi, ndërsa shpresa e Berishës ishte Champions dhe Kupa.

Ekipet në Champions League për 2015-16
Vazo 1: Barcelona, Bayern Munich, Chelsea, Benfica, PSG, Juventus, Zenit St Petersburg, PSV Eindhoven

Vazo 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Porto, Arsenal, Manchester United, Bayer Leverkusen, Manchester City

Vazo 3: Shakhtar Donetsk, Sevilla, Lyon, Dynamo Kiev, Olympiacos, CSKA Moscow, Galatasaray, Roma

Vazo 4: Astana, Bate Borisov, Borussia Monchengladbach, Wolfsburg, Dinamo Zagreb, Maccabi Tel Aviv, Gent, Malmo


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?