Champions League/ Dramë për FC Ballkanin e Ilir Dajës, 'amatorët' nga Andorra i eliminojnë pas 120 minutave dhe penalltive

Champions League/ Dramë për FC Ballkanin e Ilir Dajës, 'amatorët' nga Andorra i eliminojnë pas 120 minutave dhe penalltive

Festa e Santa Coloma dhe dëshpërimi i Ilir Dajës

KOSOVË, Podujevë - Kampionët e Kosovës në futboll, FC Ballkani janë eliminuar nga turi kualifikues i Champions League. Edhe pse kishin fituar 1-2 ndeshjen e parë kundër ekipit Santa Coloma në Andorra, sfida e kthimit ishte me tjetër fytyrë për të besuarit e Ilir Dajës. Ekipi nga Andorra kishte 17 ndeshje radhazi në Kupat e Europës pa gjetur fitoren, por sot eliminoi skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja pas goditjeve të penalltive duke i hequr 1 milionë euro nga duart dhe jo vetëm.

Në "Zahir Pajaziti" të Podujevës ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas me penallti, aty ku "ruleta" i buzëqeshi Santa Coloma që kalon më tej dhe gjen në raundin e dytë ekipin e Midtjylland.

Ndeshja për Ballkanin e kushtëzua në minutën e 38-të kur sulmuesi Sunday Adetunji la suharekasit me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq. Miqtë nga Andorra morën frenat e lojës dhe kishin shumë raste të rrezikshme.

Momenti që dërgoi ndeshjen në shtesë ishte në minutën e 90+2, kur një krosim nga këndi i Mohedano u devijua në portën e tij nga Ualid Hamidi. Santa Coloma mori epërsinë 0-1 dhe ndeshja shkoi në shtesën prej 30 minutash.

Të besuarit e Ilir Dajës u shokuan në minutën e 102 kur miqtë shënuan edhe golin e dytë me de Jesus, ndërsa ishte Hamidi për Ballkanin që me golin e tij në minutën e 109 e dërgoi rezultatin në 1-2 dhe gjithë ndeshjen te penalltitë (3-3 në total).

Nga "ruleta" e 11 metërshave lojtarët nga Andorra u treguan më të saktë dhe fituan 5-6. Emërllahu dhe Thaqi gabuan te Ballkani, teksa vetëm Virgil për miqtë u ndal nga Koliqi.

Kështu Ballkani është jashtë kualifikueseve të Champions League dhe do kërkojë të bëjë mirë në ato të Conference League (turi II), ku dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e grupeve. Ballkani do luajë në raundin e dytë të Conference League, ku përballë do ketë fituesin e takimit Lincoln Red Imps - Hamrun.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës

Thirrjet raciste pas triumfit në Kupën e Amerikës, Federata franceze nis veprimet ligjore kundër asaj të Argjentinës