Champions League/ Dramë për FC Ballkanin e Ilir Dajës, 'amatorët' nga Andorra i eliminojnë pas 120 minutave dhe penalltive
Festa e Santa Coloma dhe dëshpërimi i Ilir Dajës
KOSOVË, Podujevë - Kampionët e Kosovës në futboll, FC Ballkani janë eliminuar nga turi kualifikues i Champions League. Edhe pse kishin fituar 1-2 ndeshjen e parë kundër ekipit Santa Coloma në Andorra, sfida e kthimit ishte me tjetër fytyrë për të besuarit e Ilir Dajës. Ekipi nga Andorra kishte 17 ndeshje radhazi në Kupat e Europës pa gjetur fitoren, por sot eliminoi skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja pas goditjeve të penalltive duke i hequr 1 milionë euro nga duart dhe jo vetëm.
Në "Zahir Pajaziti" të Podujevës ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas me penallti, aty ku "ruleta" i buzëqeshi Santa Coloma që kalon më tej dhe gjen në raundin e dytë ekipin e Midtjylland.
Ndeshja për Ballkanin e kushtëzua në minutën e 38-të kur sulmuesi Sunday Adetunji la suharekasit me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq. Miqtë nga Andorra morën frenat e lojës dhe kishin shumë raste të rrezikshme.
Momenti që dërgoi ndeshjen në shtesë ishte në minutën e 90+2, kur një krosim nga këndi i Mohedano u devijua në portën e tij nga Ualid Hamidi. Santa Coloma mori epërsinë 0-1 dhe ndeshja shkoi në shtesën prej 30 minutash.
Të besuarit e Ilir Dajës u shokuan në minutën e 102 kur miqtë shënuan edhe golin e dytë me de Jesus, ndërsa ishte Hamidi për Ballkanin që me golin e tij në minutën e 109 e dërgoi rezultatin në 1-2 dhe gjithë ndeshjen te penalltitë (3-3 në total).
Nga "ruleta" e 11 metërshave lojtarët nga Andorra u treguan më të saktë dhe fituan 5-6. Emërllahu dhe Thaqi gabuan te Ballkani, teksa vetëm Virgil për miqtë u ndal nga Koliqi.
Kështu Ballkani është jashtë kualifikueseve të Champions League dhe do kërkojë të bëjë mirë në ato të Conference League (turi II), ku dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e grupeve. Ballkani do luajë në raundin e dytë të Conference League, ku përballë do ketë fituesin e takimit Lincoln Red Imps - Hamrun.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.5%
-
Jo
20.3%
-
Ndoshta
9.2%
Vota total: 271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili
21 Korrik, 16:23
-
Kosovë/ Hidhet granatë në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen 2 makina! Kurti: Sulm kriminal, Serbisë nuk i leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë
21 Korrik, 15:41
-
‘Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve nga Kosova’, ministrja e Drejtësisë kërkon hetim ndërkombëtar: Beogradi synon të godasë rendin publik
20 Korrik, 14:01
-
Niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar, Vllaznia dhe Tirana i thonë lamtumirë Evropës! Shtatë klube në garë
19 Korrik, 08:49
-
Për ç'garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?
18 Korrik, 09:47
-
Autoritetet e Serbisë në kërkim të shtetasit të Kosovës për vrasjen e policit, Kurti bën thirrje për mospolitizim
18 Korrik, 08:53
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia
17 Korrik, 22:45
-
Kosovë/ Agjencia e Inteligjencës: Grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës
17 Korrik, 15:54
-
Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës
17 Korrik, 15:16
-
Kosovë/ Vajza e mitur përdhunohet dhe mbetet shtatzënë
17 Korrik, 13:36
-
Task Forca e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë, Balla: Bashkëpunimi është intensifikuar, rezultate të rëndësishme kundër krimit të organizuar e migracionit të paligjshëm
17 Korrik, 09:57