Këtë të martë u zhvilluan dy ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale të Champions League. Një biletë për në gjysmëfinale e kanë siguruar PSG-ja dhe Atletico Madridi, ndërsa jashtë kanë mbetur Barcelona dhe Liverpooli.

Në ‘Metropolitano’ ishin vendasit e Atletico Madridit që kaluan më tej paçka humbjes 1-2 nga Barcelona. Falë fitores 0-2 në ndeshjen e parë, Atletico merr biletën me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe në gjysmëfinale pret fituesin e çiftit Arsenal - Sporting Lisbone. Sa i takon sfidës, Lamine Yamal dhe Ferran Torres shënuan për Barçën në minutat 4 dhe 24, por goli i Lookman në minutën e 31-të ishte vendimtar për kalimin më tej të skuadrës së Diego Simeones. Pas minutës së 79-të Barça luajti me një lojtar më pak pasi Eric Garcia u ndëshkua me karton të kuq.

Në ‘Anfield Road’ nuk kishte histori, Liverpooli u mposht sërish me dy gola nga PSG-ja, por këtë herë në Angli. Me rezultatin e përgjithshëm 4-0 kampionët në fuqi të PSG-së gjejnë gjysmëfinalen dhe presin të përballen me fituesin e çiftit Bayern Munich - Real Madrid. Për PSG-në të dy golat u shënuan nga ‘Topi i Artë’ Ousmane Dembele në minutat 72 dhe 90+1.

Të mërkurën do zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të mbetura për fazën çerekfinale, aty ku do mësohen edhe dy skuadrat që kalojnë më tej për të kompletuar dy çiftet.

Champions League, çerekfinalet e kthimit

E martë, 14 prill 2026 - 21:00

Atletico Madrid 1-2 Barcelona (2-0)

Liverpool 0-2 PSG (0-2)

E mërkurë, 15 prill 2026 - 21:00

Arsenal - Sporting Lisbone (1-0)

Bayern Munich - Real Madrid (2-1)

*Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para