Champions League, Guardiola: Nuk
vras veten nëse s’shkojmë në finale

Champions League, Guardiola: Nuk<br />vras veten nëse s’shkojmë në finale
Trajneri i Bayernit në prag të ndeshjes së kthimit me Barcelonën ndien frikën e eliminimit dhe largon presionin duke deklaruar se edhe nëse nuk arrin në finalen e Berlinit nuk do vrasë veten, pasi në futboll nuk fitohet gjithmonë dhe se të jesh trajneri më i mirë në botë është e ndyrë sepse duhet të fitosh gjithmonë, pasi nëse nuk e bën një gjë të tillë do të sulmojnë të gjithë.

“Nuk do ta vras veten nëse nuk kualifikohemi ndaj Barcelonës. Në futboll nuk mund të fitohet gjithmonë, jam i lumtur me punën që kam te Bayerni. Nëse për klubin puna ime nuk është e mjaftueshme, më vjen me të vërtetë shumë keq, por unë nuk do të ndryshoj stilin e jetesës.

Zërat për largim nuk janë aspak të vërtetë, pasi kam edhe një vit tjetër kontratë me Bayernin dhe do të qëndroj këtu edhe sezonin e ardhshëm. Ne nuk mund ta fitojmë këtë ndeshje vetëm sepse unë jam Pep. Duhet të luajmë me zemër, do të japim gjithçka në fushë.

Ata kanë një avantazh të madh por e  vetmja gjë që u kërkoj lojtarëve është të tregohen të duruar.” deklaroi ai. Ndeshja e parë në Barcelonë u mbyll në favor të spanjollëve 3-0, sonte pritet përgjigja përfundimtare e gjermanëve, që nuk dorëzohen deri në fund.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë