Juventusi hedh një hap drejt finales së Champions League që do të zhvillohet në Berlin, pas fitores ndeshjen e parë gjysmëfinale përballë Realit të Madridit me rezultatin e ngushtë 2-1. Në Torino u zhvillua një ndeshje me një ritëm të jashtëzakonshëm nga të dy ekipet me sulme dhe kundërsulme pa fund duke dhuruar spektakël dhe emocione të mëdha.
Sfida në fund u buzëqeshi bardhezinjve, por duhet të përgatiten për ferrin që i pret në ndeshjen e kthimit në Spanjë, pasi “Santiago Bernabeu” do të jetë lojtari i 12 i kampionëve të Europës në misionin për kthimin e rezultatit.
Përsa i përket kronikës së ndeshjes, Juve e nisi mirë duke kaluar në avantazh në minutën e 9 me Moratën pas një gabimi në mbrojtjen mike. Reali i kundërpërgjigj në të 27’ me Ronaldon duke barazuar gjithçka.
Në pjesën e dytë vendasit fitojnë një penallti të cilën e shndërron në gol Tevez duke afruar “Zonjën e Vjetër” me finalen, por ky ishte akti i parë dhe akoma nuk ka përfunduar asgjë, pasi pritet fjala e fundit nga madrilenët në ndeshjen e kthimit pas një jave.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com