Faza e ligës së Champions League nisi këtë të martë me gjashtë ndeshjet e para për edicionin e ri, ku nuk munguan surprizat. Tri pikë siguruan skuadra si Arsenal, Real Madrid apo Tottenham. Juventusi nuk u dorëzua në shtëpi duke barazuar 4-4 kundër Dortmund në limite, teksa Qarabag përmbysi 2-3 Benfican në Portugali. Edhe Royale Union fitoi kundër PSV-së.
Në Bilbao, vendasit e Athletic u mposhtën 0-2 nga Arsenali falë golave të Martinelli dhe Trossard në pjesën e dytë. Ndërkohë në Holandë, PSV u surprizua 1-3 nga kampionët e Belgjikës, Royale Union SG.
Dramatike ndeshja në Torino, me Juventusin që barazoi 4-4 në limite kundër Dortmundit me një super Dusan Vlahovic. Në minutën e 87-të të ndeshjes debutoi edhe Edon Zhegrova te vendasit. Dortmund kaloi katër herë në avantazh, por nuk mundi të mbante dot epërsinë në po kaq raste. Të tetë golat u shënuan në pjesën e dytë. Adeyemi, Nmecha, Couto dhe Bensebaini (p) shënuan për Dortmund. Ndërkohë, Yildiz, Vlahovic (2x) dhe Kelly shënuan për ‘Zonjën e Vjetër’.
Në ‘Bernabeu’, Real Madridi përmbysi 2-1 Marseille. Weah shënoi për francezët, ndërsa ‘Galaktikët’ përmbysën me dy penalltitë e Mbappe. Real Madrid e mbylli me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Carvajal në minutën e 72.
Champions League do vijojë ndeshjet e tjera për raundin e parë të fazës së ligës të mërkurën dhe të enjten.
Champions League, faza e ligës - Ndeshjet e para:
E martë, 16 shtator 2025
18:45
Athletic Bilbao 0-2 Arsenal
PSV 1-3 Royale Union SG
21:00
Benfica 2-3 Qarabag
Juventus 4-4 Dortmund
Real Madrid 2-1 Marseille
Tottenham 1-0 Villarreal
E mërkurë, 17 shtator 2025
18:45
Olympiacos - Pafos FC
SK Slavia Praga - Bodo/Glimt
21:00
Ajax - Inter
Bayern Munich - Chelsea
Liverpool - Atletico Madrid
PSG - Atalanta
E enjte, 18 shtator 2025
18:45
Club Brugge - Monaco
Copenhagen - Bayer Leverkusen
21:00
Eintracht Frankfurt - Galatasaray
Manchester City - Napoli
Neëcastle - Barcelona
Sporting Lisbone - Kairat Almaty
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
13.6%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orët e fundit të merkatos së dimrit, transferimet e mëdha që pritet të finalizohen ditën e sotme
2 Shkurt, 13:56
-
GOLAT/ Mbappe i jep fitoren Realit në minutën e 100-të, 'Galaktikët' mposhtin 2-1 Vallecanon! Dëmtohet Bellingham, fërshëllima në 'Bernabeu'
1 Shkurt, 16:21
-
Klubi i Premier League e kërkoi në huazim, Juventusi bllokoi largimin e Edon Zhegrovës
1 Shkurt, 15:41
-
Juventusi rikthen në Itali Jeremie Boga, sulmuesi kryen vizitat mjekësore! Marrëveshje për shkëmbimin Joao Mario - Holm
1 Shkurt, 13:49
-
Arsenali fiton 0-4 kundër Leeds United, rikthehet te tri pikët pas tre ndeshjeve pa fitore! ‘Topçinjtë’ në krye të Premier League
31 Janar, 18:18
-
Borë, Osimhen dhe... Icardi! Kaq shumë fantazma për Juven dhe Spallettin kundër Galatasarayt
30 Janar, 14:25
-
Hidhet shorti i play-off-it të Champions League, Juventusi gjen Galatasarayn! Interi në të ftohtin e Norvegjisë, Reali 'peshkon' sërish Benfican! Monaco - PSG përballen në derbin e Francës
30 Janar, 10:57
-
VIDEO/ Ulërima e Rui Costës dhe këshilla e tifozëve, goli vendimtar i portierit të Benficas kundër Realit të Madridit në sekondat e fundit që kualifikoi 'Shqiponjat'
29 Janar, 09:37
-
Champions League/ Mësohen kundërshtarët e mundshëm në play-off, Interi ose Reali përballen me Mourinhon! Juventusi kundër Brugge ose Galatasaray (SHORTI)
29 Janar, 09:00
-
Champions League mbylli sot ndeshjet e ligës me 18 duele, skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave dhe play-off! Surprizojnë Reali, Juvja dhe Interi, ngec edhe PSG! Eliminohet Napoli
28 Janar, 22:58
-
Sot ndeshjet e fundit të fazës së ligës, mësohet kur do hidhet shorti i play-off-it të Champions League
28 Janar, 12:27
-
Champions League luan sot aktin e fundit të grupit, 18 ndeshje në një orar! Emrat 'big' që mund të mbeten jashtë, Napoli rrezikon eliminimin (LLOGARITË)
28 Janar, 09:03