Këtë të martë Champions League zhvilloi nëntë ndeshjet e raundit të pestë për fazën e ligës. Fitoren e parë e siguroi Juventusi, që përmbysi 2-3 Bodo/Glimtin në acarin norvegjez, me ndeshjen që dhuroi shumë emocione deri në fund. Chelsea fitoi 3-0 kryendeshjen e mbrëmjes kundër Barcelonës, Manchester City u mposht 0-2 nga Leverkuseni në shtëpi, ndërsa edhe Dortmund, Napoli, Benfica apo Marseille siguruan tri pikë.

Në ‘Stamford Bridge’, Chelsea mposhti 3-0 Barcelonën në një ndeshje ku u prodhua thuajse gjithçka. Londinezët kaluan në epërsi qysh në minutën e 27-të me autogolin e Kounde. Chelsea mori një tjetër bonus, kur në fundin e pjesës së parë Araujo la Barçën me një lojtar më pak pas dy kartonave të verdhë. Në fraksionin e dytë ishin Estevao dhe Delap që shënuan dy golat e tjerë për Chelsean.

Në Norvegji, vendasit e Bodo/Glimt u përmbysën 2-3 nga Juventusi. Italianët siguruan fitoren e parë në këtë event, ndërsa ky duel ishte shumë i rëndësishëm për fatet në Champions. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e vendasve me golin e Blomberg nga zhvillimet e një këndoreje. Në fraksionin e dytë Juvja përmbysi me Lois Openda dhe McKennie, para se Fet të barazonte me penallti tre minuta para fundit të ndeshjes. Juvja nuk u dorëzua dhe në shtesën e parë gjeti golin e fitores me David, i cili u fut nga stoli. Për Openda dhe David ishin golat e parë me Juven në Champions. Tri pikë shprese për fitoren e parë të këtij sezoni te bardhezinjtë në elitën e futbollit evropian. Sfida u zhvillua në temperaturën 0 gradë celcius.

Në Manchester, City u mposht 0-2 nga Leverkuseni. Grimaldo dhe Schick shënuan për ‘Aspirinat’ gjermane. Jose Mourinho mori fitoren e parë në stolin e Benficas në këtë kompeticion. Portugezët triumfuan 0-2 ndaj Ajaxit në transfertë. Dahl zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa Barriero 'vulosi' takimin me golin në minutën e 90-të. Surpriza erdhi nga Turqia, ku Galatasaray u mposht minimalisht nga belgët e Royale Union SG.

Champions League, faza e ligës - raundi 5-të:

E martë, 25 nëntor 2025

18:45

Ajax 0-2 Benfica

Galatasaray 0-1 Royale Union SG

21:00

Bodo/Glimt 2-3 Juventus

Chelsea 3-0 Barcelona

Dortmund 4-0 Villarreal

Manchester City 0-2 Bayer Leverkusen

Marseille 2-1 Newcastle

Napoli 2-0 Qarabag

Slavia e Pragës 0-0 Athletic Bilbao

E mërkurë, 26 nëntor 2025

18:45

FC Copenhagen - Kairat Almaty

Pafos - Monaco

21:00

Arsenal - Bayern Munich

Atletico Madrid - Inter

Eintracht Frankfurt - Atalanta

Liverpool - PSV

Olympiacos - Real Madrid

PSG - Tottenham

Sporting - Club Brugge

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?