Sot nis xhiro e katërt e fazës së grupeve të Champions League, që rezervon përballje vendimtare siç është edhe ajo mes Dynamo Kiev dhe Barcelonës. Katalanasit kanë vetëm 3 pikë në grupin E dhe kundër ukrainasve në tranfertë vlen vetëm fitorja në rast se duan të kalojnë në fazën tjetër. Trajneri Sergi, i ardhur nga Barcelona B, do të ketë sonte të padisponueshëm Aguerron, Braithëaite, Pedrin dhe Pique, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi do diskutohet mes Bayern Mynih dhe Benfica-s. Për gjermanët në rast se sonte sigurohet qoftë edhe një pikë do të sigurojnë matematikisht kalimin për në fazën tjetër.
Në pozitat e Bayern-it është edhe Juventus në grupin H. Në rast se bardhezinjtë, që vijnë pas 2 humbjeve në Seria A, marrin një pikë kundër rusëve në Torino atëherë janë automatikisht në turin tjetër. Chelsea ndërkohë, që është po pjesë e këtij grupi, duket se do të ketë një tarnsfertë të lehtë, të paktën në letër, kundër Malmos në Suedi.
Sakaq me shumë interes pritet përballja e grupit F mes Atalantës dhe Manchester United. Në rast disfate në Itali fija e perit që mban Solskajer në pankinë me shumë mundësi do të këputet. Në kampin tjetër, te Atalanta, shpresojnë që të përfundojnë atë që nisën dy javë më parë në ‘Old Traford’ pavarësisht se në fund u mposhtën 3-2. Për secilën skuadër fitorja do të thoshte shumë për kalimin e grupit, ndërsa përballja tjetër është mes Villareal dhe Young Boys. Spanjollët kërkojnë ta shohin veten në pozita të favorshme dhe për këtë nevojitet vetëm fitorja.
Në Grupin G Salzburgu kryesues udhëton në transfertë për t’u përballur me Wolsburg, ndërsa Sevillia pret Lillën në shtëpi.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.7%
-
Duhen më pak
64.2%
-
Është në rregull
15.1%
Vota total: 1146
Lajme të tjera
-
'Jemi gati', Tirana nis sonte aventurën në Champions League! Klubi premton premio nëse kualifikohet kundër Dudelange
6 Korrik, 10:54
-
Barcelonës do i kushtojë 88 milionë euro për 4 vite, arsyeja përse de Jong do transferohet te Manchester United
5 Korrik, 14:26
-
Ronaldo nuk paraqitet te M.United as ditën e dytë të stërvitjes! Nga Spanja: Agjenti i ofron futbollistin Barcelonës
5 Korrik, 12:02
-
Juventus e zyrtarizon së shpejti, Pogba: Mezi pres! Java e bardhezinjve, Di Maria disa orë larg
4 Korrik, 10:44
-
Chelsea ka akord, por Rapinha 'çmend' Leeds! Braziliani do Barcelonën, por s'mjaftojnë 60 mln euro
2 Korrik, 15:23
-
Pjesë e Juventusit, sulmuesi i kombëtares shqiptare ndryshon kontinent! Tranferohet në Amerikë
1 Korrik, 16:24
-
Di Maria thotë ‘po’, Juventus me ‘trident’ të frikshëm! Akord edhe me Kostic, synimi i radhës Zaniolo
27 Qershor, 12:16
-
Cristiano Ronaldo do lërë Manchester United? Dyshimet pas takimit të agjentit të tij me pronarin e një tjetër klubi anglez
25 Qershor, 21:47
-
Nga Elbasani në 'Air Albania', tifozët e Partizanit në delir për Europën: Tani ta mbushim plot stadiumin
25 Qershor, 11:34
-
Tone të ashpra mes palëve, De Ligt s'pranon kushtet e rinovimit! Juventus mund ta humbasë në merkaton e verës
24 Qershor, 16:08
-
Presidenti i Parisit folit për shitjen, nga Spanja plasin ‘bombën’: Neymar i ofrohet Barcelonës për 50 milionë euro
23 Qershor, 14:56
-
'Tranzicioni i dëmshëm', trajneri Shehi për Champions-in: Dudelange s'është e dobët, largimet te Tirana pas Europës
22 Qershor, 12:59