Pas përcaktimit zyrtarisht të 8 ekipeve të para të kualifikuara nga faza e grupeve, sonte do të plotësohet me 8 të tjerat. Në grupin, Barcelona e ka zgjidhur cështjen e kualifikimit dhe tashmë ka në dorë fatin e Leverkusenit dhe Romës, pasi përballë gjermanëve sonte mund të lëshojë nëse dëshiron.
Ndërsa Roma me pikë të barabarta me Leverkusenin pret Baten. Sytë dhe veshët e të gjithëve sonte do të jenë në Greqi, aty ku Olimpiakosi ka në dorë fatin e kualifikimit përballë Arsenalit, që ndodhet 3 pikë pas në vendin e tretë, por nëse do të fitojnë me rezultat të thellë anglezët zbresin helenët.
Edhe në grupin G situata është mjaft e ndërlikuar, pasi Chelsea dhe Porto me nga 10 pikë përballen mes tyre për vendin e parë, por humbësi mund të eliminohet, nëse Dinamo e Kievit fiton me Makabin. Në grupin H, luhet për vendin e dytë mes Gentit dhe Valencias. Belgët luajnë në shtëpi me rusët e kualifikuar, ndërsa Valencia pret në Mestalla Lionin e eliminuar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com