Kompeticioni më i vlefshëm për klube në botë, Champions League do zhvillojë këtë të enjte gjashtë ndeshjet e mbetura për raundin e parë në fazën e ligës. Duke nisur nga ora 18:45 në fushë zbresin katër skuadra. Club Brugge pret Monacon, teksa Bayer Leverkusen ka një duel jo të lehtë në udhëtim me FC Copenhagen.
Në orën 21:00 e gjithë vëmendja do jetë në stadiumin 'Etihad', aty ku Manchester City luan kundër Napolit. Djemtë e Pep Guardiolës duan të tregojnë se janë më mirë se kampionët e Italisë, por Napoli ka në përbërje një grup me shumë kualitet dhe në stol një emër si Antonio Conte. Në Manchester rikthehet edhe Kevin De Bruyne, ish-i i 'Qytetarëve'. Guardiola nuk ka të gatshëm për këtë duel emra si Cherki, Kovacic, Marmoush, Stones apo edhe Phillips. Nga ana tjetër Conte do duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin, Romelu Lukakun dhe Nikita Contini.
Duel interesant edhe në 'St. James Park', aty ku Newcastle pret Barcelonën. Për spanjollët mungojnë Balde, Gavi, ter Stegen dhe Yamal, me këtë të fundit që pritet të jetë një mungesë me peshë për ekipin e Hansi Flick. Ndërkohë që edhe Newcastle ka gjashtë mungesa; Ashby, Lascelles, Ramsey, Ruddy, Uissa dhe Gillespie.
Në Lisbonë, Sportingu pret debutuesit e Kairat Almaty, ndërsa Eintracht dhe Galatasaray përballen në Frankfurt.
Champions League, faza e ligës - Ndeshjet e para:
E martë, 16 shtator 2025
18:45
Athletic Bilbao 0-2 Arsenal
PSV 1-3 Royale Union SG
21:00
Benfica 2-3 Qarabag
Juventus 4-4 Dortmund
Real Madrid 2-1 Marseille
Tottenham 1-0 Villarreal
E mërkurë, 17 shtator 2025
18:45
Olympiacos 0-0 Pafos FC
SK Slavia Praga 2-2 Bodo/Glimt
21:00
Ajax 0-2 Inter
Bayern Munich 3-1 Chelsea
Liverpool 3-2 Atletico Madrid
PSG 4-0 Atalanta
E enjte, 18 shtator 2025
18:45
Club Brugge - Monaco
Copenhagen - Bayer Leverkusen
21:00
Eintracht Frankfurt - Galatasaray
Manchester City - Napoli
Newcastle - Barcelona
Sporting Lisbone - Kairat Almaty
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Janar, 09:18
Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.1%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1355
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot ndeshjet e fundit të fazës së ligës, mësohet kur do hidhet shorti i play-off-it të Champions League! Ekipet e përjashtuara
28 Janar, 12:27
-
Champions League luan sot aktin e fundit të grupit, 18 ndeshje në një orar! Emrat 'big' që mund të mbeten jashtë, Napoli rrezikon eliminimin (LLOGARITË)
28 Janar, 09:03
-
VIDEO/ Tre gola për vendin e parë, Barcelona fiton 3-0 kundër Oviedos dhe rikthehet në komandë
25 Janar, 18:22
-
Premier League/ Man. United përmbys 2-3 Arsenalin, rihap garën për titullin kampion në Premier League! Chelsea likuidon me tre gola Crystal Palace, tri pikë për Aston Villan e Nottingham
25 Janar, 17:37
-
Serie A/ Juventusi turpëron 3-0 Napolin, Roma ndal 1-1 Milanin! Genoa përmbys 3-2 Bolognan, Atalanta 'poker' me Gjimshitin në fushë
25 Janar, 17:17
-
GOLAT/ Barça fiton kundër Oviedos dhe rigjen kreun e La Ligas! Atletico Madridi 'blindon' vendin e tretë, Mallorca rrezikon qëndrimin në elitë
25 Janar, 16:39
-
'Fergusoni i Azerbajxhanit', ndikimi i trajnerit Gurban Gurbanov dhe befasia e Qarabagut në Champions League
23 Janar, 15:23
-
Të ardhurat e Real Madridit kalojnë një miliard euro! Suksesi i Interit në Champions League nuk është i mjaftueshëm, asnjë ekip italian nuk hyn në 'top 10'
22 Janar, 12:07
-
VIDEO/ Fitore dhe nervozizëm, Spalletti debaton me tifozin e Juves dhe qëllon me shuplakë Opendan: Ndeshjen tjetër rri në shtëpi
22 Janar, 10:06
-
Champions League/ Bayern Munich kalon në 1/8, Juve, Liverpool dhe Chelsea bëjnë detyrën! Barça nxjerr jashtë Slavian, dështojnë Atalanta e Atl. Madrid
21 Janar, 22:53
-
Zhgënjimi i Antonio Contes: Shkatërruam një mundësi të shkëlqyer, ndoshta nuk jemi për Champions
21 Janar, 11:32
-
Champions League/ Juventusi sot në sulm për vendin e tetë, Mourinho rikthehet në Itali! Barçës dhe Chelseat i bën punë vetëm fitorja, Liverpooli në 'ferrin' e 'Velodrome'
21 Janar, 09:39