Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, nis sot me ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale. Duke filluar nga ora 21:00 në 'Parkun e Princave' në Paris, kampionët në fuqi të këtij turneu, PSG, presin rivalët gjerman të Bayern Munich.

Bavarezët mbyllën llogaritë në Bundesligë duke siguruar titullin e dytë radhazi, teksa janë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë. Për ta fokusi mbetet në këtë duel pasi kërkojnë finalen e madhe të Champions.

Nga ana tjetër PSG e Luis Enriques mban kryesimin në Ligue I, duke qenë pranë titullit kampion. Francezët do të kërkojnë të përsërisin sezonin e kaluar edhe për faktin se kanë  një ekip për t'u respektuar dhe vijnë nga një fazë shumë pozitive në këtë kompeticion.

Për të mbërritur deri në këtë pikë Bayern Munich eliminoi gjigantët e Real Madridit, ndërsa PSG fitoi të dyja ndeshjet kundër Liverpoolit. E sigurt është se në 'Parkun e Princave' ky duel  do të jetë me shumë raste dhe grintë, pasi të dyja skuadrat luajnë një lojë sulmuese dhe nuk kanë dëshirë të qëndrojnë pas, kjo pa kaluar në aventurë.

Të mërkurën do të luhet ndeshja tjetër, Atletico Madrid - Arsenal, ndërsa duelet e kthimit do të jenë pas një jave.

Formacionet e mundshme:

PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian; D. Doue, Dembele, Kvaratskhelia

Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Musiala, Luis Diaz; Kane

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:08
Formacionet e mundshme/ Enrique dhe Kompany luajnë në sulm, si projektohen titullarët e PSG - Bayern

1777363764_championsleague.JPG

Sot në orën 21:00 në 'Parkun e Princave' në Paris do të zhvillohet një nga përballjet më të mëdha të sezonit në Champions League. PSG pret Bayern Munich në gjysmëfinalen e parë, një duel që konsiderohet si një finale e parakohshme për shkak të forcës dhe formës së dy skuadrave. Më poshtë edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian; D. Doue, Dembele, Kvaratskhelia

Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Musiala, Luis Diaz; Kane