Champions League/ Teuta pret me tifozë Sherif Tiraspolin, Martini: Buxheti i tyre shumë herë më i madh se i yni

Skuadra kampione e Shqipërisë, Teuta, do luajë nesër në ‘Niko Dovana’ ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese në Champions League kundër Sheriff Tiraspolit. Durrsakët vijnë pas një fazë përgatitore në Ohër, ndërsa janë përforcuar me futbollistë të kombëtares si Taulant Seferi, por edhe Sherif Kallaku. Megjithatë në kampin e kampionëve të Shqipërisë e dinë se i pret një përballje tejet e vështirë.

Edi Martini, trajner i Teutës: “Në letër janë më të mirë se ne. Janë një skuadër me buxhet shumë herë më të madh, por pavarësisht se nuk jemi të favorizuar do kërkojmë me ngul të arrijmë më të mirën. Normalisht është një ndeshje shumë e vështirë. Fillimisht duhet të bëjmë mirë ndeshjen e parë, ndërsa më pas të shohim.”

Më optimist për përballjen që do luhet me tifozë në Durrës është kapiteni i Teutës Renato Arapi.

Renato Arapi, kapiten i Teutës: “Në ekipin tonë kemi lojtarë që kanë eksperiencë, por edhe shumë cilësi. Sidomos me ardhjen e kallakut pjesa e lojtarëve të sulmit janë cilësorë. Mundt ë krijojnë diçka nga momenti në moment dhe kjo më jep besim.”

Ndërkohë të enjten, për llogari të fazës së parë kualifikuese të Conference League, Vllaznia do përballet në transfertë me boshnjakët e Shiroki Brijeg.

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “Jemi gati për këtë ndeshje, por duhet të kemi kujdes pasi për të gjithë ne është një eksperiencë e re. E dimë që duhet të japim maksimumin për të bërë një lojë të mirë.”

Erdenis Gurishta, futbollist i Vllaznisë: “Normalisht që ndeshjen e Europës janë ndryshe. Është kënaqësi për ne sepse marrim pjesë pas 10 vitesh. Kemi ëndërruar gjithë sezonin dhe e kemi merituar që të jemi këtu. Besoj se do bëjmë një paraqitje dinjitoze, por gjithsesi duhet të presim ditën e ndeshjes, pasi nuk mjafton të flasësh në intervista.”

UEFA pak ditë më parë hoqi rregullin e golit në fushë kundërshtarë, ndërsa këto do jenë sfidat e para që do luhen me sistemin e ri.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike