Champions League, Zidane shijon
fitoren e parë, Reali afër çerekfinales

Champions League, Zidane shijon<br />fitoren e parë, Reali afër çerekfinales
Fitore e vuajtur, por e merituar e Realit të Madridit përballë Romës me rezultatin e pastër 0-2 duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, teksa ndeshjen e kthimit spanjollët e kanë në shtëpi dhe italianëve do t’u duhej më shumë sesa një mrekulli për të besuar te përmbysja e humbjes. Italianët nuk i shpëtoi as mbrojtja e thellë, pasi fillimisht Ronaldo me një super gol dhe më pas Jese vulosën gjithçka duke hipotekuar fitoren.

Vlen të theksohet që në fushë për Romën zbriti edhe legjenda Totti për disa minuta, por nuk mundi të linte gjurmë, veçse me emrin. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Gent pësoi humbjen 2-3 në shtëpi nga Volfsburgu, por kualifikimi mbetet i hapur për t’u vendosur në Gjermani në ndeshjen e kthimit. Golat për gjermanët u shënuan nga Draxler dy dhe Kruze, ndërsa për belgët Kums dhe Kalifa Coulibaly  rihapën lojën duke rikthyer shpresën.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga