Champions League, Zidane: Zemra
ime është juventine, finale speciale 

Champions League, Zidane: Zemra<br />ime është juventine, finale speciale 
Për Zidane finalja e Champions League do të jetë speciale, pasi do të ketë përballë ish-ekipin e tij.
 
Francezi ka luajtur për Juventusin në vitet 1996-2001, përpara se të largohej drejt Realit të Madridit. Zidane kujton me nostalgji kohën e kaluar në Torino, ndërsa vlerëson maksimalisht Juventusin.
 
"Jemi shumë të lumtur që do të jemi në finale, për të dytin vit radhazi.
 
Kam një ekip të madh, me futbollistë të mëdhenj.
 
Kam kaluar pesë vite te Juve dhe për mua do të jetë një përballje speciale, pasi atje jam bërë burrë.
 
Zemra ime është juventine.  Është shumë e vështirë t'i shënosh gol këtij Juventusi, por edhe në sulm kanë futbollistë të zotë dhe me kualitet
" deklaroi ai për finalen e 3 qershorit.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë