Sonte në 20:45 rikthehet arena e kampionëve me dy sfidat cerekfinale mjaft të forta. Madridi ‘zien’ në derbin mes Atletikos dhe Realit, që vitet e fundit është kthyer në modë.

E ndërsa në kampionat Atletiko ia ka marrë dorën Realit, ndërsa në Champions ekipi i Simeones kërkon hakmarrjen për humbjen e thellë në minutat e fundit në finalen e Lisbonës.

Edhe pse Atletiko ndeshjen e fundit e shpartalloi 4-0, kuotat e basteve favorizojnë Realin. Ndeshja tjetër parashikohet më e lehtë dhe pa shumë konkurrencë, pasi Juventusi pret Monacon.

Megjithatë Monaco mund të befasojnë ashtu sikur bëri me Arsenalin, që e nxori jashtë, prandaj gjithçka është e paparashikueshme.


d.b/shqiptarja.com