Champions League ka arritur tashmë në fazën më të nxehtë dhe kompanitë e basteve kanë shumë pak dyshime se kush do të ngjitet në majën e fronit të futbollit europian. Barcelona kuotohet me koeficentin 2, për suksesin final, duke u konfirmuar si favoritja absolute, e cila mund të fitojë trofeun mitik të klubeve.
Një tjetër skuadër spanjolle është në rendin e dytë të favoritëve. Reali i Madridit paguan 3.75 herë shumën e vënë në këtë fazë të kompeticionit për të fituar kupën me veshë të mëdhenj, ndërsa pas dy gjigantëve iberikë ndodhen Bajerni dhe Celsi, respektivisht të kuotuar me 7 dhe 9.
Ka befasuar disi publikimi i kuotave për Milanin, pasi triumfi i kuqezinjve paguan 13 herë shumën e vënë. Një bast mbi kuqezinjtë mund të vërtetohet si një investim i mirë edhe pse përballjet e mundshme që mund të japë shorti, me formacionet e Murinjos dhe Guardiolës, janë test i vështirë.
Vetëm 3 skuadra konsiderohen si mision i pamundur për të fituar Champions League, sipas kompanive të basteve, Benfika, Marseja, dhe Apoel Nikosia.
/Shqiptarja.com