Kukësi i pafat eliminohet nga Champions League.
Verilindoret e kane fituar ndeshjen e kthimit ndaj moldavëve të Sheriff Tiraspol 2 me 1 por kjo nuk mjaftoi për të kaluar më tej.
Sheriff e kishte fituar ndeshjen e parë 1 me 0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2 me 2 falë rregullit të golit në fushën kundërshtare kampionët e Moldavisë vijojnë aventurën në Champions League.
Kukësi ka bërë një superndeshje dhe pjesën e parë e mbylli me avantazhin 2 me 0 falë golave të Eminit dhe Pejiç. Por në minutën e 55-të Sherifi shënon gol dhe e dërgon rezultatin në 2 me 1.
Skuadra e Gjokës edhe me një lojtar më shumë në minutat e mbetura hidhet e gjitha në sulm por rastin më të mirë në minutën e 82-të e shpërdoron Pejiç që humbet një penallti.
Që fati nuk ishte me Kukësin vërtetohet edhe në minutat e mbetura kur njëherë shtylla e njëherë traversa nxjerrin jashtë kampionët e Shqipërisë. Ai që feston me shumë fat është Sheriffi.
Kukësin e eliminojnë shtyllat
Në minutën e 77, Sherif Tiraspol mbetet me 10 lojtarë në fushën e lojës pas daljes me karton të kuq të Nooijer.
4 minuta më pas, Pero Pejiç humbet mundësinë e shkëlqyer për Kukësin për të shënuar golin e kualifkimit kur nga pika e penalltisë nuk arrin të shënojë.
Edhe minutat e mbetura të lojës rezervojnë dy raste të arta për blutë të cilët godasin shtyllën, por fati nuk është me ta.
Golat: Emini 35', Pejiç 45'/ Bayala C. në të 56'
Formacioni
Kukësi: Koliqi, Shameti, Serran, Hallaçi, Rrumbullaku, Musolli, Lena, Guri, Kale, Emini, Pejiç.
Trajner: Ernest Gjoka
Sherif: Mikuliç, Raku, Posmac, Sushiç, Badibanga, Leite, Anton, De Noijer, Brezovec, Mugosha, Bajala.
Trajner: Roberto Bordin
Gjyqtar: Irfan Peljto (Bosnjë-Hercegovinë)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com