Champions, Porto pret Bayernin
Barcelona në ‘ferrin’ e Parisit

Champions, Porto pret Bayernin<br />Barcelona në ‘ferrin’ e Parisit
Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Porto do të presë gjigantët e Bayernit të Mynihut në shtëpi në një duel që në letër nuk i favorizon aspak, por shpresa vdes e fundit sipas tyre. Bayerni, pasi ka siguruar titullin në Gjermani po vazhdon i qetë rrugën drejt finales së Berlinit.

Problemi më i madh i gjermanëve këtë ndeshje duket se nuk do të jetë Porto, por mungesat në formacionin e parë, teksa problemi më i madh është mesfushori Shvainshtager, pa harruar krahët, Roben dhe Riberi. Megjithatë edhe pse kuotohen si favoritë për të fituar, trajneri Guardiola kërkon përqendrim maksimal, pasi në këtë fazë që është kompeticioni nuk ka ekipe të lehta.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Paris mes PSG dhe Barcelonës. Në ndeshjen e parë për Parisin do të mungojnë Ibra dhe në dyshim është Luiz. Laurent Blanc në prag të ndeshjes shprehet se “Barcelona ka lojtarë të mëdhenj, duhet të gjejmë një zgjidhje për të mos dështuar. Duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë lojën tonë. Kur të kemi mundësinë për të shënuar nuk do të hezitojmë siç kemi bërë në fazën e grupeve” tha ai.

Ndërsa në kampin tjetër nuk ka zbuluar detaje nga formacioni duke u ndalur më shumë tek incidenti me Neymarin në ndeshjen me Seviljan. “Si trajner i kuptoj të gjithë lojtarët që duan të jenë në fushë, por vendimet i marr unë. Ne jemi duke kaluar një formë të mirë, pasi kryesojmë me meritë kampionatin, shpresoj që kështu të vazhdojmë edhe në Europë” përfundoi tekniku.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin