Champions, Real përmbys PSG,
Liverpool shkatërron Porton

Champions, Real përmbys PSG,<br />Liverpool shkatërron Porton<br>
Cristiano Ronaldo i jep leksion Neymar ndërsa Reali përmbys milionerët e PSG-së duke iu afruar shumë kualifikimit për në çerekfinalet e Champions. Në “Santiago Bernabeu” ka pasur gola, emocione dhe spektakël me Real Madrid që mposhti 3-1 kampionët e Francës. Ishte skuadra mike që kaloi e para në avantazh me golin e Adrien Rabiot në minutën e 33-të.

Por skuadra e Zidane nuk dorëzohet dhe në fundin e pjesës së parë portugezi Ronaldo barazon shifrat nga pika e bardhë e penaltisë. Në fraksionin e dytë janë Neymar me shokë që në disa raste trembin galaktikët por fundosen në minutat finale.

Ai që shkëlqen është Asensio i futur në pjesën e dytë që jep dy asise dhe Ronaldo e Marcelo i kthejnë në gol në minutat 83 dhe 86. Dy gola për Ronaldon që tregon se mbetet mbreti i Champions. Ndeshja e kthimit është më 6 mars në Paris me Realin që shkon me një rezultat të mirë por që çështja e kualifikimit mbetet e hapur.

Çerekfinalet i ka futur në kasafortë Liverpool. Skuadra e Klop ka mposhtur 5-0 në Dragao Porton vendase duke mos e vënë në diskutim kalimin për më tej. Për Liverpool shkëlqeu senegalezi Sadio Mane që realizoi tre gola në minutat 25, 29, dhe 84 ndërsa nuk mund të mungonin as golat e sulmuesve të tjerë Firmino dhe Mohamed Salah.

Pas Cityt është Liverpool një tjetër skuadër angleze që hipotekon kualifikimin për në çerekfinalet e Champions duke lënë të kuptohet se ky mund të jetë viti i duhur që të triumfojë një skuadër angleze.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City