Champions, Reali dhe Liverpooli
sigurojnë biletat si çerekfinalistë

Champions, Reali dhe Liverpooli<br />sigurojnë biletat si çerekfinalistë<br>
Janë luajtur ndeshjet e kthimit mes PSG dhe Realit, ndërkohë që Liverpooli ka zbritur në fushën e gjelbër kundër FC Portos. Në përfundim të 90- minutave, Real Madrid dhe Liverpool kanë dalë nga takimet e tyre si çerekfinalistët e parë të Champions League.

Në Paris nuk kanë munguar emocionet ku të në përballjen e gjigandëve kanë qenë të shumta rastet ashtu si ishin edhe shpërdorimet e tyre. Takimi mes PSG dhe Realit është mbyllur me rezultatin 1 me 2, ku ka qenë Cristiano Ronaldo ai që ka shënuar në minutën e 51- të.

Edhe pse me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Marco Verrati, do të ishte Cavani ai që do të çonte në balancë ndeshjen me realizimin e golit të barazimit në minutën 71, duke bërë që vendasit të shpresonin.

Por, nëntë minuta më vonë do të ka qenë Casemiro ai që ka shënuar golin e fitores për madrilenët duke shuar shpresat e "parizienëve". Ndërkohë në Angli në sfidën mes Liverpool dhe Portos, gjithaçka është mbyllur në një barazim pa gola. Në 1/4 e Champions kualifikohen ishullorët pasi kanë fituar ndeshjen e parë në Oporto me rezultatin e thellë 5:0. 

[gallery]25740[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron