Reali i Madridit dhe Juventusi janë dy ekipet e fundit që u bashkohen Bayernit dhe Barcelonës në gjysmëfinalet e Champions League për këtë edicion. Derbi i Madridit vendosi që Reali duhet të vazhdojë më tej duke nxjerrë jashtë Atletikon e Madridit, që ishte larg formës së ndeshjeve të fundit, kjo edhe për meritë të ekipit të Ancelotit.
Edhe pse me mungesat e Modric, Bale dhe Benzema, Reali i Madridit luajti i barabartë me Atletikon duke qenë madje superior gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa goli erdhi vetëm 2 minuta nga fundi në të 88’ me Javier Hernandez. Meksikani i ardhur në formë huazimi nga Manchester United është heroi i Madridit.
Një meritë të vecantë në golin e fitores së Realit ka padyshim edhe Ronaldo, pasi pasoi saktësisht në zonë për meksikanin duke ia bërë të lehtë punën për dërgimin e topit në rrjetë. Pas ndeshjes trajneri i Reali, Anceloti u shpreh se” kishim mungesa të rëndësishme, por e merituam fitoren.
Ekipi luajti shumë mirë gjatë 90’ duke sulmuar pa pushim. Atletiko na vendosi në vështirësi, pasi u mbrojt mjaft mirë” deklaroi ai. Në ndeshjen tjetër Juventusi ia doli që të mbante rrjetën të paprekur në ndeshjen e kthimit përballë Monacos, duke mbetur vendimtar goli i ndeshjes së parë i shënuar me penallti me polemika nga Vidal. Tashmë pritet hedhja e shortit për të përcaktuar duelet gjysmëfinaliste për këtë edicion.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com