Champions, Reali shkatërron
Juventus 4:1 dhe hyn në histori

Champions, Reali shkatërron<br />Juventus 4:1 dhe hyn në histori
Historike!
 
Real Madrid zë vend në histori me rekordin e vendosur këtë mbrëmje në “Millenium Stadium” të Cardiff-it, pasi fiton për të dytin vit radhazi trofeun e Champions League, dhe të 12-in në të gjithë historinë e klubit.
 
Madrilenët dominuan plotësisht finalen përballë Juventus, me gola të Cristiano Ronaldos i cili shënoi dopietë në këtë takim, Casemiros i cili shënoi golin e epërsisë 2:1 kur rezultati ishte i barabartë dhe talentit Asensio në fundin e takimit. 
 
Ndeshja
Pavarësisht se të besuarit e Allegrit ishin më kërkues në minutat e para të sfidës, goli i avantazhit u shënua nga Reali me anë të Ronaldos në minutën e 20, pas një kombinimi në zonë me Carvajal. Por Juventus reagon shpejt dhe barazon shifrat me një supergol të Madzukiç në të 27’.
 
Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërkohë që 45 minutat e dyta të ndeshjes flasin plotësisht për “galaktikët”.
 
Casemiro gjuan fort nga distanca në të 61’, duke mos i lënë asnjë mundësi Buffon për të devijuar atë top. Stadiumi shpërthen në festë dhe ata që festojnë janë spanjollët.

Goli i tretë dhe i sigurisë për ekipin e Zidane vjen në të 63’ me Ronaldon i cili devijon saktë në rrjetë një top të krosuar nga Modriç. 3:1 dhe festa është e gjitha për kampionët në fuqi.
 
Goli i katërt për Realin vjen në minutën e ’90 kur Asensio mposhti sërish Buffon, falë edhe epërsisë numerike pas Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84.
 
Pas kësaj fitoreje, Real Madrid nënshkruan historinë e Champions League, duke ngritur për të dytin radhazi trofeun më të rëndësishëm futbollistik për klube dhe trofeun e 12-ë në historinë e klubit spanjoll. 

Ndërsa nga ana tjetër, Juventus nuk ia del sërish dhe firmos rekordin e zi të finaleve të humbura në Champions League, duke llogaritur plot 8 të tilla, kundrejt dy të fituara disa dekada më parë. 

Pjesa e parë 1:1
Të parët kaluan në avantazh kampionët në fuqi me anë të Cristiano Ronaldo në minutën e 20. Por përgjigja e Juventus nuk vonoi, të cilët ekuilibruan shifrat brenda 7 minutave. 

Mario Madzukiç në të 27' iu përgjigj me një super gol avantazhit të Ronaldos. 

Portugezi shënoi lehtësisht në portën e Buffon në minutën 20 të takimit pas një kombimi në zonë me Daniel Carvajal. 

Goli i madrilenëve erdhi në momentin më të mirë për italianët, të cilët vunë në disa raste në vështirësi portën e Navas, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. 

Por Juventus reagoi shpejt dhe ekuilibroi gjithçka me rrofeshatën e sulmuesit kroat. 

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 1:1.

[gallery]22559[/gallery]

Zidane: S'jam gjeni, Buffon: E merituan
Real Madrid mposht Juventusin dhe fiton Champions League për herë të 12-të në histori duke u bërë i pari ekip që e fiton dy vite radhazi.
 
Në finalen e madhe të luajtur në Cardiff pati spektakël dhe Real u tregua shumë i fortë për bardhezinjtë.
 
Me golat e Ronaldo dhe Mandzukiç në barazim u mbyll pjesa e parë ndërsa 45 minutat e dyta i dominoi skuadra e Zidane që shënoi edhe tre gola të tjerë me Casemiro, Ronaldon dhe Asensio.
 
Kapiteni Sergio Ramos ngriti në qiell trofeun e 12-të për Los Blancos ndërsa lot pati tek juventinët që finalet i kanë makth.
 
Festa e gjitha për madrilenët në stadiumin “Millenium” ndërsa trajneri Zidane deklaron pas ndeshjes se nuk është gjeni edhe pse ne dy vite i ka dhënë Realit dy Champions.
 
“Kemi punuar shumë për të fituar La Liga-n dhe Championsin por kur ke lojtarë të mëdhenj është më e lehtë. Në 45 minutat e dyta i dominuam”, deklaroi Zidane.
 
Njeriu i ndeshjes, autori i dy golave Ronaldo që po shkon drejt fitimit të Topit të Pestë të Artë u shpreh: “Kemi zhvilluar një fund sezoni fantastik me fitimin e La Liga-s dhe tani Championsit, po jetoj një moment unik në karrierë
”, e mbyll Ronaldo.
 
Ndërsa legjenda e Juventusit, portieri Buffon mes lotësh ka thënë: ”Është një zhgënjim i madh. Luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë ndërsa në të dytët Reali arriti të tregonte cilësitë e tij dhe e fitoi me meritë trofeun”, sqaron Buffon.
 
Real Madrid shndërrohet në legjendë me Championsin e 12-të dhe të dytën radhazi ndërsa Juve konfirmohet humbëse e madhe pasi në 10 finale të luajtura ka fituar vetëm 2 dhe ka humbur 8 të tilla.

Finalja e Champions Juventus-Real Madrid

Ora 22:30 Reali shënon edhe golin e katërt me Asensio

Ora 22:20 Cuadrado ndëshkohet me karton të kuq, lë Juventus me 10 lojtarë
cuadrado
(Cuadrado ndëshkohet me karton të kuq)

Ora 22: 07 Çmenduri në "Millenium Stadium" Reali shënon golin e tretë
Cristiano Ronaldo shënon golin e dytë personal në këtë finale dhe të tretin për Real Madrid të cilët udhëheqin finalen 3:1 në këto momente. 
 

Ora 22: 05 Real shënon golin e dytë me anë të Casemiro

Ora 21:50 Nis pjesa e dytë e finales së Champions
Nuk ka ndryshime në formacionet e dy ekipeve. 

Ora 21: 33 Mbyllet pa fitues pjesa e parë e finales Juventus- Real Madrid

Ora 21: 17 Juventus barazon me një supergol të Madzukiç

Ora 21:10 Shënon Real me anë të Ronaldo
Goli i avantanzhit për Realin vjen në momentin më të mirë për Juventus, të cilët rrezikuan në minutat e para portën e Navas, duke e vënë jo pak në vështirësi kampionët në fuqi.
 

Ora 21:05 Minuta të mira për Juventus, në vështirësi Navas
Juventus duket më kërkuese në këto minuta të para ndaj Real Madrid. 

Ora 20:45 Nis finalja e Champions Juventus-Real Madrid
Ka startuar finalja e Champions League, Juventus - Real Madrid në Millenium Stadium të Cardiff-it, në Uells. 
juventus real
(Starton finalja Juventus-Real Madrid)

"Galaktikët" do tentojnë të përsërisin suksesin e vitit të kaluar ndaj Atletico Madrid në "San Siro" kur dhe "rrëmbyen" kupën e 11.

Në rast fitoreje sonte në "Millenium Stadium" të Uellsit në Britaninë e Madhe, Real Madrid do siguronte trofeun e 12 në histori dhe trofeun e dytë sezonal pas kampionatit. 

Nga ana tjetër, me jo pak pretendime vijnë edhe kampionët e Italisë të cilët do tentojnë tripletën e sezonit dhe kupën e tretë të Champions në historinë e ekipit verdhezi. Për Juventus do ishte rikthim te trofeu pas 21 vitesh, pasi kanë humbur jo pak, por 7 finale. 

Të dy ekipet nuk kanë mungesa për këtë takim, përveç Gareth Bale i cili do ta nisë nga stoli. 

Finalja e Champions-it startoi në orën 20:45, në stadiumin “Millennium Stadium” të Cardiff.

Ora 20:10 Dalin formacionet zyrtare, Bale e nis nga stoli

Formacionet Zyrtare:

Juventus: Buffon, Chiellini, Bonucci, Barzagli, Alex Sandro, Khedira, Pjaniç, Dani Alvesh, Dybala, Mandzukic, Higuain.

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Casemiro, Modric, Kroos, Marcelo, Isco, Ronaldo, Benzema. 
formacionet
 (Formacionet e dy ekipeve)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator