Manchester United i ka dhënë fund aventurës në “Champions League” duke humbur me shifrat 1-2 në ndeshjen e dytë ndaj spanjollëve të Sevilla në “Old Trafford” para 75 mijë spektatorëve.
/Shqiptarja.com
Një dështim total për Jose Mourinho-n dhe vetë klubin që ka shpenzuar qindra milionë euro në marketo, i cili në fund u eliminua në fazën e 1/16.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-r nga Ben Yedder i cili shumë shpejt do të dyfishonte rezultatin. I njëjti dyfishoi rezultatin në minutën e 78. United tentoi të rifutej në lojë kur shkurtoi diferencat në minutën e 84-r me Lukaku-n, por rezultati i ndeshjes së parë (0-0) kërkonte edhe dy gola të tjerë.
Koha në dispozicion ishte e pamjaftueshme dhe në fund arbitri vërshëlleu për kualifikimin e spanjollëve që padyshim kanë dhuruar një paraqitje spektakolare.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com










