Champions, sonte ‘luftë’ në
'Camp Nou',Barça pret Chelsea

Champions, sonte ‘luftë’ në<br />'Camp Nou',Barça pret Chelsea<br>
Barcelona-Chelsea sonte në mbrëmje në 20:45 në “Camp Nou” premton emocione dhe spektakël. 90 minutat e para u mbyllën në barazim 1-1 dhe Barcelona është favorite për të kaluar në çerekfinale por blutë e Londrës premtojnë luftë për të siguruar një kualifikim të rëndësishëm.

Tek katalanasit skuadra është e kompletuar pasi edhe Andres Iniesta është stërvitur po ashtu është rikthyer edhe Messi pasi u la pushim në fundjavë dhe trajneri Valverde vetëm duhet të zgjedhë. Ernesto Valverde trajneri i Barcelonës sërish respekton kundërshtarët.”

Chelsea është një skuadër që mund të godasë në çdo moment dhe në mbrojtje ka cilësi të mira por ne duam të kualifikohemi” e mbyll Valverde. Chelsea ka ardhur në “Camp Nou” për të tentuar kualifikimin e madh. Antonio Conte do të kërkojë të përmbysë parashikimet që shohin Barcelonën favorite dhe sqaron:

“Nëse do që të kesh ndonjë shans ndaj Barcelonës njërës prej skuadrave më të mira në botë duhet të bësh ndeshjen perfekte. Ne do luajmë futbollin tonë dhe duam të shënojmë të paktën një gol por na duhet të vuajmë”, përfundon Conte. Në ndeshjen e kthimit të 1/8 katalanasit janë favorite edhe për kompanitë e basteve.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?