Champions,sonte supersfida Real-
PSG, në fushë dhe Liverpool

Champions,sonte supersfida Real-<br />PSG, në fushë dhe Liverpool<br>
Sonte bota ndalet. Luhet në “Santiago Bernabeu” Real Madrid-PSG, ndeshja e parë e fazës së 1/8 të Champions League. Ky është dueli më i shumëpritur i kësaj faze dhe Bernabeu do të jetë i mbushur plot. Reali vjen pas një fitoreje me goleadë në La Liga dhe do ketë formacionin më të mirë, njëmbëdhjetëshen klasike.

Championsi është shpëtimi për sezonin e madrilenëve ku kanë dështuar në kampionat dhe kupë por trajneri Zinedine Zidane thotë: Unë vazhdoj të punoj pasi ky është pasioni im dhe nuk duhet t’i tregoj askujt asgjë. Ajo që më intereson është që të arrijmë rezultat dhe shanset janë 50 me 50” e mbyll trajneri i madrilenëve.

Francezët e PSG-së vijnë në një moment të mirë dhe mbi të gjitha me treshen e frikshme Neymar-Cavani-Mbappe. Pritshmëritë janë të gjitha tek braziliani Neymar të cilin Real do ta afrojë në skuadër. Trajneri Unai Emery sqaron se këtë vit skuadra është më e përgatitur dhe se ka mësuar nga ajo që ndodhi një vit më parë në “Camp Nou” por sipas tij ekipi ka besim se do të kalojë më tej.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është Porto-Liverpool me anglezët disi favoritë pasi po kalojnë një moment të mirë dhe mbi të gjitha kanë në skuadër një nga lojtarët më në formë Salah. Të dyja ndeshjet Real-PSG dhe Porto-Liverpool nisin në 20:45.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD