Champions, sot derbi i Madridit
Atletico sfidon Realin në Bernabeu

Champions, sot derbi i Madridit<br />Atletico sfidon Realin në Bernabeu
Gjysmëfinalet e Champions nisin me derbin ndërmjet Realit dhe Atletico Madrid, që luhet këtë të martë në Santiago Bernabeu. Skuadrat e kryeqytetit spanjoll do të ndeshen për herë të tretë në katër vitet e fundit në fazën me eliminim direkt.

Duele nga të cilat Reali ka dalë gjithmonë fitues. Në dy përballjet e fundit në finale, skuadra e Simeone-s ka pësuar humbje: fillimisht në Lisbonë në edicionin 2013-’14 dhe më pas në Milano në sezonin 2015-’16.

Edhe këtë herë, skuadra e Zinedine Zidane do të presë “colchoneros” me synimin që të vazhdojnë ecurinë pozitive përballë Atletico-s dhe pse jo të kualifikohet në finalen e këtij edicioni në Cardiff. Edhe këtë herë, statistikat favorizojnë Realin.

Të kualifikuar në gjysmëfinale për të shtatin sezon radhazi, ecuri që përbën një rekord të turneut, “Los Blancos” ashtu si edhe Juventusi, janë e vetmja skuadër që nuk e njeh humbjen në këtë edicion. Reali ka shënuar të paktën dy gola në secilën nga dhjetë ndeshjet e këtij sezoni.

Megjithatë, misioni nuk është aspak i lehtë. Skuadra e Simeones është një kundërshtar aspak komod për Realin, edhe pse është ekipi gjysmëfinalist që ka realizuar më pak gola: 13 të tillë.

Atletico ka shansin të hakmerret për finalet e humbura dhe të synojë fitimin e trofeut, të cilit në disa raste i ka shkuar pranë, por asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje