Superpërballje Barca-Bayern dy skuadrat më në formë dhe ato që kuotohen më shumë për të triumfuar.
Ndeshja e parë luhet në “Camp Nou” më 6 maj dhe ajo e kthimit pas një jave në Gjermani. Emocionues pritet rikthimi i Guardiolës si kundërshtar në Katalonjë.
Disi me fat konsiderohen kampionët në fuqi të Real Madrid që do të kenë përballë Juventusin.
Takimi i parë luhet në Torino ndërsa drejtuesit e bardhezinjve premtojnë dy ndeshje të mëdha ndaj yjeve madrilenë. Finalja e këtij edicioni luhet në Berlin.
Interesante edhe dy çiftet gjysmëfinaliste të Europa League. Sevilla fituesja në fuqi do ndeshet me Fiorentinën ndërsa Napoli ka peshkuar ukrainasit e Dnipro.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
