Championsi shpëtim për sezonin, sonte Napoli-Barcelona përplasen në 'Maradona'! Arsenal testohet përballë Portos

Stadiumi Diego Armando Maradona do presë sonte një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/8 të Champions League, pasi Napoli do sfidojë Barcelonën. Të dy skuadrat kanë bërë një sezon për t’u harruar në kampionatet respektive edhe pse janë kampionët në fuqi, ndërsa Champions League është shpëtimi i vetëm.

Megjithatë Napoli vjen në këtë sfidë vetëm 1 ditë pasi emëroi trajnerin e ri, Francesco Calzona, i cili është shprehur se ‘nuk ka në dorë shkopin magjik për të bërë çudinë për 24 orë, por ka kërkuar shumë punë nga skuadra’. Sakaq Xavi i Barcelonës nuk ka dashur të deklarohet për fitore, por ka shtuar se nuk është i kënaqur me barazimin. Duhet theksuar se në 8 vitet e fundit Barcelona nuk ka mundur të fitojë ndeshjet në transfertë në 1/8 e Champions League.

Katalanasit në këtë përballje nuk kanë të disponueshëm mrojtësit Alonso dhe Balde, mesfushorin Gavi dhe sulmuesin Torres, ndërsa te Napoli mungon vetëm mesfushori Demme.

Ndërkohë në Portugali, po në orën 21:00, sonte në program është një përballje shumë delikate për Arsenal kundër Portos. Anglezët po bëjnë një sezon të shkëlqyer në Premier League, por përballë kanë një ‘kockë të fortë’ të Championsit, që gjithmonë i ka hapur punë kujtdo.

Artetës sonte nuk i vijnë në ndihmë as mungesat, pasi për londinezët janë të padisponueshëm Timber, Party, Tomiyasu, Viera, Gabriel Jesus dhe Zinchenko. Edhe porto duhet t’ia bëjë pa sulmuesin kryesor Mehdi Taremi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve