Channel 4 News në Lazarat, aty ku
fitoheshin miliarda lekë nga hashashi

Channel 4 News në Lazarat, aty ku<br />fitoheshin miliarda lekë nga hashashi
Mes kuriozitetit mbi atë që është cilësuar si “Meka e marijuanës”, televizioni britanik, “Channel 4 News” ka marrë “mundimin” dhe ka  vizituar fshatin Lazarat të Gjirokastrës aty ku sipas gazetarëve të këtij televizioni  prodhues të marijuanës po fitonin miliarda lekë derisa në këtë vend u vu ligji”, shkruan gazetari Paraic O'brein.

“Ne shkuam në Lazarat, në fshatin e çuditshëm malor. Kur mbërritëm në pikat e kontrollit, forcat speciale shqiptare kërkuan të kartat tona dhe më pas na lejuan të kalonim. Dukej sikur sapo kaluam kufirin, një shtet brenda një shteti”, shkraun gazetari i  Channel 4 News.

“Disa vite më parë, ky fshat i largët, i ndërtuar brenda maleve, ishte harruar nga politikanët shqiptarë. Ishte i braktisur, nuk kishte ujë, rrugë dhe as ligj. Kështu që banorët e Lazaratit vendosën të kujdesen vetë për veten e tyre. Në vitet 90 një grup banorësh nga Lazarati të cilët kishin emigruar në Itali, u kthyen në fshatin e tyre pasi kishin punuar me bandat në Itali. Ata sollën fara marijuana dhe i mbollën në shtëpitë e tyre. Me kalimin e viteve, ky fshat i harruar u shndërrua në një treg europian për marijuanë. Trafikantët merreshin direkt me fermerët të cilët u shndërruan në “lojtarët” më të mëdhenj të marijuanës. Krimi i organizuar avancoi dhe në Lazarat prodhohej shumë marijuanë, të cilën e tregtonin duke u shndërruar kështu në pasanikë”, shkruan Channel 4 News.  Nuk mbetet pa përmendur as aksioni i policisë në Lazarat, që sipas gazetarëve të televizioni britanik ishte një sukes i madh.

“Megjithatë, qeveria e re shqiptare e cila erdhi në pushtet në vitin 2013 vendosi të ndërhyjë në Lazarat dhe zhvilloi një operacion disa ditor për të asgjësuar marijuanën. Policia shqiptare korri një sukses të madh dhe mbi të gjithë askush nuk humbi jetën gjatë operacionit. Vetëm një javë pas luftës së qeverisë shqiptare në Lazrat, Bashkimi Europian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, thekson gazetari i Channel 4.  
 
 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë