"Charlie Hebdo", Hollande mesazh
falënderimi Nishanit për solidaritetin

falënderimi Nishanit për solidaritetin">
TIRANE - Presidenti Nishani ka marrë sot një mesazh falënderimi nga homologu i tij francez François Hollande.

Hollande e ka dërguar mesazhin e falënderimit në përgjigje të solidaritetit dhe vëllazërisë që Nishani i ka dërguar pas ngjarjes së Parisit në redaksinë e Charlie Hebdo.

Në mesazhin e tij Hollande shkruan: 

“Zoti President,

 Ju falënderoj për mesazhin tuaj të simpatisë, solidaritetit dhe vëllazërisë që më dërguat kur Franca u godit në zemër të saj nga një sulm tmerri i padëgjuar.

 Nëpërmjet këtij veprimi të neveritshëm u sulmua autoriteti i shtetit dhe demokracia. Demokracia është liria e shprehjes, liria e të menduarit, liria e të krijuarit dhe është, gjithashtu, pluralizmi dhe diversiteti.

 Franca nuk do t’i hapë rrugë obskurantizmit dhe unë do të vijoj të sjell, në emër të saj, sa në arenën kombëtare e atë ndërkombëtare, vlerat tona thelbësore të lirisë, tolerancës, drejtësisë dhe paqes.

 Duke ju ripërsëritur falënderimet e mia për mbështetjen tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.” 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë