Revista franceze "Charlie Hebdo", e famshme për publikimet e karikaturave satirike të profetit Muhamed që pas sulmit terrorist të dy militantëve ekstremistë islamikë më shumë se tre javë më parë, ka shtyrë publikimin e numrit të ri të revistës.
Sipas një zëdhënësi për shtyp kjo për shkak të hidhërimit dhe shkatërrimit të stafit. Përfaqësuesi i revistës, Appoline Thomasset, tha se karikaturistët dhe shkrimtarët e Charlie Hebdo “nuk janë gati dhe kanë nevojë për pak kohë, për konsultime, dhe për t’u vendosur në një vend”.
Sulmi i 7 janarit në redaksinë e revistës la 12 persona të vrarë dhe terrorizoi gjithë Francën. Publikimi i revistës pas sulmit me në kopertinë profetin Muahmed që qante, shiti miliona kopje, nga tirazhi i zakonshëm prej 50,000 kopjesh.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Të lodhur pas sulmeve terroriste" ">