Charlie Hebdo ose shokim për të ndriçuar

Charlie Hebdo ose shokim për të ndriçuar
Mësuesit Zen të filozofisë orientale për jetën janë të çuditshëm: për të arritur në ndriçimin e nxënësve të tyre që dëshirojnë të mësojnë të vërtetën e ekzistencës, i shokojnë. Mund të ndodhë, që papritur, një Mësues Zen të heqë këpucën apo pantoflën e tij dhe të godasë papritur, apo të fshikullojë një nxënës. Vërtet një veprim i papritur, e i pakuptimtë për njerëz kaq të butë e paqësorë. Sipas tyre njerëzimi jeton në gjumë, futet në rutinën e të përditshmes, merr etiketat që shoqëria i prodhon të gatshme dhe humb në këtë mënyrë sensin dhe bukurinë e jetës, të ekzistencës së papërsëritshme të çdo individi. Sipas Mësuesve Zen, njeriu lind i bukur, i pastër, i dlirët, i paqtë, por dogmat, fetë e ndryshme, nacionalitetet, përkatësitë e shëmtojnë, e kanalizojnë dhe i vënë etiketa që prishin harmoninë universale dhe gjymtojnë mundësitë e jashtëzakonshme që një njeri ka të jetojë i lumtur në tokë. E ndalojë të shohë dhe të zbulojë mrekullitë brenda vetes.

Pikërisht dhe gazetarët-artistë të Charlie Hebdo bëjnë në një farë mënyrë këtë: Shokojnë përmes mesazheve të tyre provokuese që njerëzit të shohin përtej personazheve, heronjve, idhujve dhe miteve të krijuara e të kalcifikuara nga shoqëria. Në dukje karikaturat që çmistifikojnë krerë fetarë, krerë shtetesh etj... mund të konsiderohen ofenduese për kë beson thellësisht në atë person, por a janë realisht të tilla?

Në mbarë Globin, në gazetat më të rëndësishme e lider të opinionit botëror kanë nisur dilemat: Duhen ripublikuar, rishpërndarë apo jo karikaturat e Charlie Hebdo? Disa shumë të rëndësishme kanë refuzuar për të mos prekur ndjenjat e lexuesve dhe përkatësitë e tyre fetare e të tjera jo, i kanë ripublikuar.

Personalisht mendoj se shokimi, ashtu siç bëjnë Mësuesit Zen, është i domosdoshëm në ngritjen shpirtërore të njerëzimit. Vetëm shokimi ka mundur të zgjojë ndërgjegjet e fjetura e të bëjë koshientë për ekzistencën breza të tërë njerëzish. Edhe vetë Muhameti, Jezu Krishti, Buda bënin këtë gjë: shokonin dhe trondisnin ndërgjegjet e fjetura të njerëzve. Ata ishin njerëz të ndriçuar që kërkonin të përcillnin koshiencën dhe të Vërtetën te masat e fjetura dhe për këtë u kryqëzuan, u sakrifikuan.

Ata do të ishin të trishtuar sot për ekzekutimin e 12 gazetarëve të lirë thumbues-provokues të Charlie Hebdo nga 2 sonambulë të doktrinizuar. Sakrifikimi i tyre është mesazhi që duhet marrë: asnjë Idhull nuk është më i rëndësishëm se seicili prej nesh. Bukuria, madhështia dhe sekreti i jetës nuk duhet kërkuar te simbolet fetare,  liderët apo fotografitë e tyre. Prej tyre duhet mësuar, por jo mistifikuar. Madhështia dhe bukuria është brenda çdo qënie njerëzore, që shërben akoma të shokohet, edhe pas mijëra vitesh sakrifikim të shumë mendjeve dhe shpirtërave të ndriçuar. Njerëzimi ka ende nevojë për t’u zgjuar e për të zbuluar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë