Jo për çdo aktor është e lehtë të xhirojë skenat “e nxehta” në një film.

Një prej tyre është dhe aktorja e njohur, Charlize Theron, e cila është shprehur se i nevojitet shumë alkool gjatë provave dhe sidomos kur i duhet të kryejë skenat e seksit me aktorë të tjerë.

charlize theron

Madje aktorja bukuroshe është shprehur se për të përbën problem edhe leximi teksteve me zë të lartë.

Edhe në këtë rast asaj i vjen në ndihmë alkooli.

charlize theron

Charlize së fundi është shfaqur në publik me flokë të shkurtra madje disi të thinjura,kjo pasi po merret me xhirimet e filmit më të fundit të saj “Mad Max”, i cili do të shfaqet në vitin 2014.

charlize theron

Ajo ka thënë se ndihet e frikësuar për reagimin që do të ketë publiku në lidhje me këtë produksion kinematografik për të cilin ajo ka “sakrifikuar” dhe flokët.

(b.t/shqiptarja.com)