KUBE - Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez po vuan nga disa komplikacione që janë shkaktuar nga një infeksion i rëndë në mushkëri pas operacionit.

Në komunikatën për shtyp, Ministri i Informacionit Ernesto Villegas tha se infeksioni ka shkaktuar probleme serioze në frymëmarrje.

Presidenti Chavez iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në Havana të Kubës në dhjetorin e kaluar i cili ishte operacioni i katërt i tij për shkak të kancerit, që prej vitit 2011.

58 vjeçari nuk është parë në publik që kur kreu operacionin e fundit duke shtuar kështu spekullimet mbi gjendjen e tij reale shëndetësore. Ndërkohë Ministri i Informacionit dhe disa aleatë të Chavezit kanë bërë thirrje popullit të mos besojnë “gënjeshtrat” që thuhen mbi shëndetin e tij.

Para se të nisej në Havana Chavez mbajti një fjalim emocional ku theksoi se nëse “shëndeti i tij nuk do të përmirësohej, zgjedhje të reja do të mbahen dhe bëri thirrje popullit kubanez për të votuar zëvëndpresidentin Nicolas Maduro, i cili është një prej këshilltarëve të tij më besnikë.

Gjithashtu Villagas u shpreh se kjo është një luftë psikologjike që bëjnë mediat, të cilat kanë si qëllim të vetëm destabilizimin e vendit.

Më 10 janar Hugo Chavez duhet të betohet për një tjetër mandat 6 vjeçar si president i Venezuelës.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)