TIRANË - Pavarësisht se nuk ishte komisioni përgjegjës, apo faktit se rajoni po kalon një situatë të tensionuar, Komisioni parlamentar i Polikës së Jashtme ka debatuar gjatë për shëndetësinë. Shkak u bë kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë një kredi prej 32 milionë euro, për projektin e kontrollit falas.
Deputeti demokrat Aldo Bumçi, e konsideroi absurde këtë nisëm të qeverisë, që sipas tij harxhon paratë e taksapaguesve pa arsye, ndërsa me 120 milionë euro mund të ndërtoheshin disa spitale rajonale. Por pretendimet e tij u hodhën poshtë nga deputetja socialiste Valentina Leskaj, e cila theksoi se është më mirë parandalimi i sëmundjeve se trajtimi tyre me vonesë.
“120 milionë do të kishin mbuluar nevojat e Shqipërisë për të mbuluar më shërbim mjekësor cilësor, si 5 qendra Universitare, si 11 spitale rajonale apo dhe qendra të reja që ka nevojë vendi shumë më mirë se sa më një kredi 32 milionë euro. 4 herë më shumë po shpenzojmë nga buxheti i shtetit dhe po i çojmë në lumë. Kjo nuk është një politikë e shëndetshme në fushën e Shëndetësisë”, - tha Aldo Bumçi.
“Unë besoj që në thelb ju nuk keni të drejtë në koncept, ne duhet t'i japim padyshim shëndetit publik dhe parandalimin dhe sa më pak njerëz të kemi në spitale kështu që. Unë do isha në favor që paratë të futën më mirë në parandalim sesa të futen te spitali.”- tha Valentina Leskaj.
Ndërsa zëvendësministrja e shëndetësisë Milva Ekonomi tha se kjo është një nga nismat më të rëndësishme që synon edhe pasjen e të dhënave të sakta për sëmundjet në gjithë vendin.
“Koncesioni ka një gjë që orienton të gjitha qendrat shëndetësore parësore që duhet të bëhen sipas një standardi, duhet të kenë një protokoll si e zhvillojnë punën se nuk e bëjnë kështu deri më sot dhe ndërkohë kur koncesioni mbaron këto protokoll dhe kjo strukturë qendrash ja lë trashëgimi shëndetësisë:”-u shpreh Milva ikonomi.
Projekt do të zgjasë 10 vjet dhe parashikon check up-e falas për rreth 880 mijë qytetarëve në gjithë vendin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO