Në prag të sfidës me Juventusin për Superkupën e Italisë te Milani zien çështja e sulmuesit Higuain. Sarri dhe Chelsea në Angli nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe sipas raportimeve e kanë bindur argjentinasin për të lënë “djallin” dhe për t’u transferuar në “Stamford Bridge”.
31-vjeçari sipas mediave në Angli ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Milani. Vetë Gatusso është shprehur: “Nëse do ta kisha unë në dorë do ta ftoja Higuain në shtëpinë time, do ta mbyllja në një dhomë, do ta ushqeja çdo dy ose tre orë dhe do ta mbaja kyçur, por për fat të keq nuk mund ta bëjë këtë.”
Chelsea ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Juventusin, pasi është e gatshme të paguaj 54 mln euro. 9 mln nga këto para do të shkojnë për Milanin si dëmshpërblim për gjysëm e sezonit të mbetur.
Ky transferim do të ketë efekt domino pasi “djalli” me në krye Leonardo-n kanë piketuar zëvendësuesin. Nuk do të jetë Morata, për të cilin ka oferta nga Sevillia dhe Atletico Madrid, por Kristof Piontek, sulmuesi I Xhenoas. Ai kushton 60 mln euro dhe Milan do të jetë gati ta blejë nëse Higuain largohet.
Komento