Vajza e vetmte e ish-presidentit të Amerikës Bill Klinton dhe kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ai është djalë dhe quhet Aidan.

Chelsea Clinton ka postuar në twitter foton e parë të djalit të dytë të saj së bashku me bashkëshortin e saj Marc Mezvinsky. Chelsea Clinton shprehet se është shumë e lumtur me ardhjen e djalit të saj në jetë.

chelsea

Të entuziasmuar duken edhe dy gjyshërit e fëmijës, ku kanë postuar të dy foto me nipin e tyre të porsalindur.

Hillary Clinton shkruan ‘Çfarë lumturie, me nipin tonë të vogël’Shumë mirënjohëse'- ky është postimi i kandidates demokrate për presidente të Amerikës.
chelsea


Ndërsa Bill Clinton shkruan në twitter se Aidan ka bërë dy baballarë të lumtur në ditën botërore të babit. 

chelsea

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)