Chelsea, Di Matteo: Torres ka një problem psikologjik, që e pengon

Chelsea, Di Matteo: Torres ka një problem psikologjik, që e pengon
Dështimi 50 milionë Paundësh i skuadrës së Chelsea, Fernando Torres, nuk ka asgjë fizikisht që mund ta pengojë të bëjë detyrën e tij, të shënojë gola. Por sipas teknikut të Chelsea, ai ka një ngecje psikologjike.

Që prej transferimit rekord nga Liverpool, Fernando Torres ka shënuar vetëm 5 gola në 13 muaj me Chelsea, një mesatare që është pak të quhet e varfër. "Ai ka një problem psikologjik, dhe vetëm ai mund ta zhbllokojë e ta tejkalojë. Nëse unë do të nevojitem, jam gjithmonë gati por ndryshimi duhet të vijë nga Torres" tha trajneri Di Matteo.

"Fernando Torres nuk duhet tëmendojë sesa shumë i ka kushtuar klubit, dhe që nuk po e justifikon. Ai duhet të përqendrohet në lojë dhe të bëjë atë që di më mirë" shtoi tekniku i Chelsea.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)