Chelsea vazhdon marshimin drejt titullit, teksa këtë javë ka shkatërruar Swansea me rezultatin e thellë 0-5 jashtë fushe duke treguar se është pretendente kryesore për të filluar Premier League. Golat për ekipin e drejtuar nga Jose Murinjo u shënuan nga Oscar dhe Costa me dy dopieta personale dhe për të vulosur gjithçka mendoi gjermani Schuerrle.
Rikthehet te fitoret e mëdha edhe Liverpul, që mposht po jashtë fushe Aston Villa 0-2. Borini dhe Lambert të kuqtë nuk po kalojnë një edicion pozitiv.

Pas humbjes me Southampton javën e parë, Manchester United rikthehet te 3 pikët përballë Queens Park Rangers me golat e Fellainit dhe Uilson duke vazhduar që të jetë në garë për një vend në Champions League edicionin tjetër.

Me shumë vështirësi, por edhe Tottenham Hotspur mundi 2-1 Sunderland. Ndërkohë që të dielën pritet ndeshja kryesore e javës mes Manchester City dhe Arsenalit në një duel titulli.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com