Chelsea me një skuadër "të arnuar" ndaj Benfica në Champions League

Chelsea me një skuadër "të arnuar" ndaj Benfica në Champions League
Trajneri “part time” i Chelsea, italiani Roberto Di Matteo pritet të ketë telashe në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Benfikës pasi disa lojtarë të skuadrës londineze kanë probleme me lëndime dhe mund të mungojnë.

Sulmuesi Didier Drogba ka lënduar gishtin e njërës këmbë dhe është në pikëpyetje prezenca e tij në ndeshjen jetike të Champions League, që do të luhet të mërkurën në “Stamford Bridge”. Probleme ka edhe për portierin titular Peter Cech i cili nuk ishte në seancën e fundit të Chelsea. Edhe mbrojtësi serb Ivanovic ka pak gjasa për të luajtur në këtë ndeshje pas lëndimit në ndeshjen ndaj Aston Villës.

Për të bërë situatën më alarmante për këtë ndeshje, në dyshim është edhe prezenca e Sturridge dhe Ashley Cole të cilët kanë pësuar lëndime në stërvitje, por që gjithsesi priten të jenë të pakën në pankinë. Skuadra londineze do të presë rivalët në “Stamford Bridge” me avantazhin e ndeshjes së parë të fituar 1-0 në “Estadio da Luz”.(rb/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kanaqur: Rezultat surprizues

'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kanaqur: Rezultat surprizues