Chelsea s'njeh rival, Real kalon dhe 
Bilbaon, Inter vetëm X me Torinon

Chelsea s'njeh rival, Real kalon dhe <br />Bilbaon, Inter vetëm X me Torinon
Chelsea i Londrës nuk njeh rival, teksa ka fituar edhe në transfertën e Stoke City me rezultatin 2:1. 

Londinezët kaluan në avantazh në minutën e 13 me anë të brazilianit Eillian. Vendasit arritën të barazojnë rezultatin brenda 45 minutave të para të ndeshjes kur Jonathan Ealters ekzekutoi saktë një 11-metërsh. 

Goli i fitores për ekipin e Contes erdhi në minutën e 87 të takimit me anë të qendërmbrojtësit Gary Cahill. Me këtë fitore, Chelsea thellon diferencën me 13 pikë larg vendiy e dytë që mbahet nga Tottenham.

Real Madrid
Ishte menduar një ndeshje e vështirë dhe në fakt ashtu rezultoi, por në fund Reali i Madridit arriti të dilte me 3 pikët nga stadiumi i Bilbaos.

Të besuarit e Zidane triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-2. Për kryesuesit e La Liga-s shënoi fillimisht Benzema në pjesën e parë, ndërsa golit të barazimit të Aduriz iu përgjigj Casemiro.

Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për Realin e Madridit në një fushë të vështirë si “San Mames” e Bilbaos.

Me tre pikët e radhës, Reali konsolidon pozitat në vendin e parë, tashmë me një diferencë 5 pikë nga Barcelona e vendit të dytë.

Inter
Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë nga transferta e vështirë e Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në Serie A, duke u ndalur në një barazim 2-2.

Në një ndeshje me emocione të shumta, ishte Kondogbia autor i golit të parë për Interit, i cili u barazua nga Baselli në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Torino arriti të kalonte në avantazh me Acqua në minutën e 59, por vetëm 3 minuta më pas Candrava barazoi gjithçka.

Me këtë barazim, Interi ruan vendin e pestë në klasifikim me 55 pikë.

Leipzig dy humbje radhazi
Në Gjermani, ndjekësit e Bayern Munchen, Leipzig, shënojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat. 

Në javën e 25 të Bundesligës, debutuesit u mundën nga Werder Bremen me rezultatin e thellë 3:0. Një javë më parë, ekipi më i urryer në Bundesliga u mund në shtëpinë e tij nga Wolfsburg. 

Në ndeshjet e tjera, Hoffenheim ka fituar ndaj Bayer Leverkusen 1:0, ndërsa ra në sy edhe humbja e Hertha Berlin ndaj Koln me rezultatin 2:4.

Ndërkohë, një natë më parë, Borussia Dortmund fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Ingolstadt. Ndërsa kryesuesit e kampionatit, Bayern Munchen, luajnë nesër në transfertën e Borussia Monchengladbah. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…