Chelsea shpallet kampion i Anglisë
Roma e dyta, shkatërrohet Milani

Chelsea shpallet kampion i Anglisë<br />Roma e dyta, shkatërrohet Milani
Chelsea shpallet kampion i Anglisë për të 5 herë në histori 3 javë përpara fundit, mundi Crystal Palace 1-0. Chelsea fiton titullin e 4 në epokën e presidentit rus Abramovich në kampionati anglez të futbollit.

Edicionin tjetër ekipi i Murinjos do të tentojë që të bëjë hapin e madh për të fituar Champions League, pasi këtë edicion u eliminua nga PSG.
 
Serie A
Roma mundi Genoan 2-0 me golat e Doumbia dhe Florenzi duke i marrë vendin e dytë Lazios në kampionat, e cila barazoi me Atalantën 1-1. Në fushë për Lazion nuk ishte asnjë nga lojtarët shqiptarë.

Fiorentina kaloi me lehtësi Cesenan duke e mundur 3-1 me golat e Ilicic dhe Gilardino. Surprizë ishte një tjetër rezultat negativ për Interin që barazoi me Chievon pa gola në shtëpi duke shënuar një tjetër dështim.

Milani pësoi një goditje të rëndë nga Napoli 3-0, teksa rezultati mund të ishte edhe më i thellë nëse argjentinasi Higuain do të shënonte nga penalltia në fillim të ndeshjes pas daljes me të kuqe Mattia De Sciglio. Golat për Napolin u shënuan nga Marek Hamsik, Higuain dhe Gabbiadini.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë