TIRANE-Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë, ndërsa ata përballen 3 herë më shumë me rryshfetin sesa qytetarët e shteteve fqinje. Këto argumenta ka sjellë në konferencën ‘Reforma gjyqësore si një ndër 12 prioritetet e sfidës së integrimit të Shqipërisë në BE, Cherie Bler, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Bler. Cherie Bler, aktualisht këshilltare e mbretëreshës së Anglisë, u ndal gjatë në dëshirën e shqiptarëve për tu integruar në BE, por theksoi se kjop nuk mund të realizohet pa një reformë të plotë në sistemin gjyqësor.
“2/3 e shqiptarëve kanë pas ose aspak besim te drejtësia. Shqiptarët përballen me rryshfete 3 herë më shumë se qytetarët e shteteve fqinje dhe kjo është aryeja pse ky besim ka humbur. 80% e shqiptarëve duan ta shohin vendin e tyre në BE, por kjo nuk mund të realizohet pa reformën në gjyqësor. Kërkohet një gjyqësor i pavarur nga qeveria”- ka theksuar në fjalën e saj Cherie Bler. Sipas saj korrupsioni është problem i gjithë sistemit gjyqësor dhe c’rrënjosja e tij është ëndërr e cdo shteti.
Zonja Bler ka deklaruar më pas se ka pasur një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ku është diskutuar kryesisht për diskrimimin ndaj gruas dhe ndaj romëve, por edhe ndaj kategorive të tjera sic janë personat me orientim të ndryshëm seksual, por kjo kërkon angazhimin e të gjithë faktorëve.
(jd/shqiptarja.com(
/Shqiptarja.com