TIRANE-Cherie Blair, këshilltare e Mbretëreshës së Anglisë dhe bashkëshorte e ish kryeministrit të Anglisë, Tony Blair, mbërrin sot pas mesdite në vendin tonë. Cherie Blair është e ftuar të marrë pjesë në konferencën me temë "Reforma gjyqësore, si një ndër 12 prioritetet e sfidës së integrimit të Shqipërisë në BE". Në këtë aktivitet do të marrin pjesë vec zonjës Cherie Blair, këshilltare e Mbretëreshës së Anglisë dhe bashkëshorte e ish kryeministrit të Anglisë, Tony Blair edhe gjyqtari Josep Casadevall, nënkryetar i Gjykatës Evropiane të së drejtave të Njeriut në Strasburg, gjyqtari Ledi Bianku, gjyqtar i Gjykatës Evropiane të së drejtave të Njeriut në Strasburg, ambasadori ameriakn në Tiranë, Aleksandër Arvizu si dhe personalitete të tjera.
Konferenca për reformën në gjyqësor organizohet nga Unioni i Gjyqtarëve, Universiteti Luarasi dhe Qendra Europiane me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com