Chiara Gamberale, një nga shkrimtaret më të njohura italiane ka promovuar në Muzeun Kombëtar në Tiranë dy romanet e saj “Drita në shtëpinë e të tjerëve” dhe “Çdo ditë nga dhjetë minuta”.
Librat vijnë në shqip nga shtëpitë botuese Toena dhe Pegi. Autorja e 12 romaneve që theu rekordet e leximit në Itali, ka qenë e pranishme dje gjatë promovimit në Muzeun Historik Kombëtar, ku përshëndeti edhe drejtoresha e Përgjithshme të Institutit Italian të Kulturës, Adriana Frisenna.
Chiara Gamberale ka krijuar një lidhje të ngushtë me lexuesin e veprës, sidomos me veprën e saj “Çdo ditë nga dhjetë minuta”.
Gamberale rrëfeu sesi loja e personazhit të librit që bënte çdo ditë nga dhjetë minuta diçka që s’e kishte bërë kurrë më parë u kthye në një terapi të efektshme për lexuesit e saj.
“E vërteta është se loja ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh. Takova një prift dhe ai më tha se pas leximit të librit vazhdonin të bënin lojën e dhjetë minutave. Më pas takova dy vajza, të cilat i kishte lënë i dashuri dhe ato bënin lojën e dhjetë minutave”, tha mes të tjerash Chiara Gamberale.
Shkrimtarja ka rrëfyer shumë kuriozitete nga jeta e saj si autore përmes një bashkëbisedimi interesant me lexuesit e saj në gjuhën shqipe.
Ajo kujton se dëshira për të shkruar i lindi ndoshta ngaqë kur ishte fëmijë nuk e dëgjonte njeri.
Arsyet sipas saj është se ajo vinte nga një familje e Italisë së Jugut që u ringrit pas dëmeve të luftës së dytë botërore.
“Prindërit e mi punonin shumë”, tha ajo dhe ndodhte që kur unë fantazoja dhe u tregoja ndonjë detaj të më thoshin “se nuk kemi kohë për këtë”.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO