Titulli i 21-të kampion për Interin në Itali është shumë pranë, aq pranë sa madje mund ta prekësh. Mirëpo matematika nuk e ka dhënë ende verdiktin final dhe populli zikaltër duhet të presë edhe pak.

Interi fitoi 3-0 kundër Cagliarit në shtëpi, rezultat ky që i siguroi një vend në Champions League për sezonin e ri. Pas ndeshjes trajneri Cristian Chivu u pa i lumtur, ndërsa shtoi se duhet të shohin para.

Me kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe zërat për një rinovim të mundshëm pas sezonit të para të shkëlqyer te Interi, rumuni iu shmang pyetjes.

Objektivi Champions i arritur? Jo tamam (qesh). Jemi të kënaqur. Ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, por patëm vështirësi në qarkullimin e topit, gjë që i lejoi kundërshtarët të vraponin më pak. Në pjesën e dytë afruam sulmuesit dhe rritëm intensitetin e lojës, më pas gjetëm golin. Kur zhbllokohemi fillojmë të argëtohemi dhe të krijojmë aksione”, deklaroi Chivu.

Lojtarët? Janë të gjithë me kokën poshtë në telefon, kjo është një gjeneratë e tillë. E dimë çfarë kemi bërë mirë, pesë javë nga fundi kemi arritur objektivin Champions dhe tani shohim përpara për të qenë konkurrues. Këta djem lanë pas sezonin e kaluar dhe u rikthyen në lojë. Pavarësisht ulje-ngritjeve, kanë reaguar gjithmonë dhe kanë ruajtur atë që ndërtuan ndër vite. Duam të mbajmë gjërat e mira”, shtoi ai.

"Rinovimi? Nuk kam folur kurrë për këto gjëra, isha i përqendruar te Championsi. Do flasim më vonë me klubin", tregoi Chivu.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi 'ndjen aromën' e titullit kampion në Itali, ekipi i Chivut i shënon tre gola Cagliarit! Como dy humbje radhazi