“Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur”. Ky është mesazhi që Erion Vishkulli ka ndarë nga Italia, ku po trajtohet pas plagosjes së rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.
28-vjeçari nga Elbasani ka postuar një foto ku shfaqet me syrin e pafashuar, një ditë pas operacionit në klinikën “Gemelli” në Romë.
Vishkulli u plagos gjatë protestës nga një objekt që dyshohet të ketë qenë plumb gome. Fillimisht ai mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa më pas u transferua në Itali.
Një ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila, sipas ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, përfundoi me sukses. Mjekët arritën të shpëtonin syrin, ndërsa rikuperimi i shikimit do të kërkojë kohë dhe trajtime të mëtejshme.
Për mjekimin e tij qeveria miratoi edhe një fond prej 5 mln lekësh.
-
te shpetoi Edi or trylyly
Përgjigju -
Lere Zotin ne pune te vet...shih kush te shtriu doren pa asnje vonese e te çoi te mjeket me eksperte te fushes ne Itali. Kete shiko ti dhe te shkuara.
Përgjigju -
Puthi duart dhe kembet Rames dhe PS se te ishin te tjeret ne pushtet.....
Përgjigju-
Fix
-











Komente
Komento