Pasi Rihanna publikoi këngën e saj më të fundit “Diamonds” menjëherë dolën spekulime se ajo ishte një dedikim për Chris Brown.

Sipas mediave të huaja pasi Brown ka dëgjuar këngën është mrekulluar pas saj dhe ka përgëzuar Rihannën për muzikën që ajo realizon.

Gjithashtu ai i ka dërguar një mesazh në të cilin shprehet: “Unë i dua diamantët. A jam duke shkëlqyer mjaftueshëm?”,- ka thënë Brown.

Mësohet se përgjigja e këngëtares ka qenë pozitive. Më parë ajo ka deklaruar se nuk dëshiron që incidenti, i cili shënoi edhe ndarjen e tyre, të mos ndikojë në karrierën e Chris Brown.

Ndërkohë që edhe  këngëtari ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i Rihannës.

(xh.k/shqiptarja.com)