Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Chris LaCivita dhe Sali Berisha

Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë! Ok, veç dy gjëra duhen thënë.

E para, nëse lajmi sugjeron sugjestionim politik, nuk duhet harruar se deklarata e Grenell dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë ishte shumë më tepër mbështetje për PDK-LDK etj se sa angazhimi potencial i Chris LaCivita-s në Tiranë. Rezultati në Kosovë u mor vesh!

E dyta, nëse flasim në rrafshin profesional të një mjeshtri të piarit, dakord! Lacivita është i zoti. Si ai mund të kishte dhe padyshim ka edhe shumë të tjerë. Çështja është që ai dhe të tjerë si ai janë shumë të aftë të ta tregojnë se si ta "shesës" mirë "byrekun".

Puna është që duhet të kesh "byrek" për të shitur. Kur nuk e ke fare, nuk kanë çfarë të shesin!! Të shesësh asgjënë nuk duhet me qenë strateg piari por magjistar.

Nuk bëhet byreku me miell hua!! Nuk u mjafton LaCivitas! Nëse nuk zbrisni tek njerëzit dhe të siguroni aty mbështetjen, thjesht do i bini në qafë LaCivitas se do ti duhet të shënojë në CV-në profesionale një dështim të vogël pas suksesit të madh të Trump.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 11/02/2025 10:54

    shume bukur e ke kete ide:)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: S'kemi financime, fushatën e bëj me pagën time! Të hënën programi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim'! Rama e Berisha duan të asgjësojnë partitë e reja

Alibeaj në Report Tv: S'kemi financime, fushatën e bëj me pagën time! Të hënën programi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim'! Rama e Berisha duan të asgjësojnë partitë e reja